Flet autori i njërit prej librave që Kurti ia dhuroi Borellit dhe Vuçiçit!

HomeLajmeKosovë

Flet autori i njërit prej librave që Kurti ia dhuroi Borellit dhe Vuçiçit!

Në takimin e djeshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq të mbajtur në Bruksel, Kurti kishte marrë me vetë dy libra dhe lisën me emrat e 1,133 fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës, për t’i dhuruar presidentit Vuçiq, mirëpo ai refuzoi t’i merrte.

Lidhur me rëndësinë e një prej librave që Kurti deshi t’ia dhuroi Vuçiqit, flet autori Bejtullah Destani për botimin e librit “Muhaxhirët-Dosja Britanike”.

Destani nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë, tha se për të botuar këtë libër atij u ishin dashur 10 vite kërkim për dokumente, që tregonin për dëbimin e shqiptarëve.

“Për këto dosje, gjatë kohës që kam jetuar për 25 vite në Lodër dhe kam kërkuar rreth 10 vite për dosje të tilla me ç’rast i kam gjetur në arkivin e Ministrisë së jashtme dhe atë kombëtar të Britanisë së Madhe, dhe kjo është vetëm një pjesë e dokumenteve që janë botuar sepse po të botoheshin të gjitha, do të dilnin disa vëllime por fatkeqësisht ishte e pamundur që të botohej e gjitha”, tha Destani.

COMMENTS