fbpx

Flamujt në gjysmështizë dhe turmat jashtë pallatit Buckingham, çfarë po ndodh në Angli pas vdekjes së Mbretëreshës

HomeLajmeBota

Flamujt në gjysmështizë dhe turmat jashtë pallatit Buckingham, çfarë po ndodh në Angli pas vdekjes së Mbretëreshës

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka tronditur Britaninë e Madhe dhe mbarë botën, teksa në ishull kanë filluar përgatitjet për nderimet e fundit të monarkes më jetëgjatë.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë, ashtu siç e kërkon rregulli në një rast të tillë.

Ndërkohë, jashtë Pallatit Buckingham janë mbledhur turma të mëdha me njerëz, të cilët vajtojnë vdekjes e Mbretëreshës 96-vjeçare.

Njerëzit filluan të shkonin para pallatit që në momentin që u dha lajmi se gjendja e Mbretëreshës nuk është më e mirë, ndërsa numrat janë shtuar.

Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral në Skoci. Gjatë ditës së sotme atje shkuan me urgjencë anëtarët e familjes mbretërore, që nga Pirnci Charles e deri te Princi William e vëllai i tij Harry.

 

x