Fjolla Morina ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj.
Fjolla Morina i ka munguar skenës muzikore tash e disa muaj, por pritjes së fansave po i vjen fundi, ajo ka paralajmëruar këngën e re, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga një studio muzikore ku shihet me producentin ‘Cekic Beatz’ dhe sipër imazhit shkruante “Koha për studio, një këngë e re po vjen”.
Fjolla nuk dha ndonjë detaj tjetër lidhur me projektin e ri, qoftë titullin apo datën e saktë të lansimit. /Lajmi.net/
COMMENTS