fbpx

Fjalimi relativizues i Abazoviq për gjenocidin në Srebrenicë, politikani serb proteston ashpër

HomeLajmeRajoni

Fjalimi relativizues i Abazoviq për gjenocidin në Srebrenicë, politikani serb proteston ashpër

Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, ka thënë në Potoçari (fshat ku ndodhet memorali që përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës) se gjenocidi i kryer atje “nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve”. Fjalimi i tij është qujatur skandaloz në media boshnjakendërsa një politikan nga Vojvodina ka thënë se është larguar nga salla kur ka marrë fjalën kryeministri malazez.

Abazoviq ka marrë pjesë në përvjetorin e 27’të të gjenocidit të Srebrenicës të kryer nga forcat serbe të Bosnjës të udhëhequra nga Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic.

Aty nuk ka përmendur përgjegjësit e krimeve por ka folur në mënyrë pak më “poetike” dhe si politikan “i së ardhmes”.

Sipas Abazoviqit gjencodin e ka shkaktuar politika e vdekjes, mashtrimit – duke shtuar se kjo duhet të ndryshohet.

“Gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve por ndaj njerëzve, nuk e kanë kryer ushtritë por politika. Poltikkat e së keqes, politikat e vdekjes dhe politikat e mashtrimeve. Për këtë arsye duhet t’i ndryshojmë gjërat, që kur të dalim prej këtu ta shohim njëri tjetrin në sy dhe të kuptojmë se se ka shumë gjëra që mund t’i përmirësojmë”

Tribunali Ndërkombëtar për krimet në Ish -Jugosllavi ka konkluaduar se vrasjet në Srebrenicë dhe dëbimet masive të civilëve boshnjakë kanë cuar në gjenocid. Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kakonkluduar se në Srebrenicë ka pasur gjenocid duke mos e bërë përgjegjëse Serbinë për kryerje të gjenocidit por ka shpallur se Serbia e ka shkelur Konventën e Gjenocidit duke mos e parandaluar atë.

Një medium boshnjak, “Istraga. ba” e ka quajtur skandolz fjalimin e Abazoviq e kryeministrit malazez ndërsa një delegacion nga Vojvodina e ka lëshuar tubimin.

Lideri Socialdemokratëve të Vojvodinës Nenad Canaik që njihet se politikan liberal dhe kundërshtar i politikës hegjemosnite të Serbisë ka thënë se është larguar kur ka folur Abazoviq.

“I tërë delegacioni ynë e ka lëshuar sallën kur ky mjeran doli në foltore. Jam i tmerruar që është lejuar ta përdhos këtë tubim me politikësira”.

Masakra e Srebrenicës botërisht njihet si gjenocid – si të tillë e ka njohur edhe Republika e Kosovës me rezolutë në Paralment e së voni edhe Shqipëria.

Për gjenocidin në Srebrencicë janë dënuar me burg të përjetshëm Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic dy ekzekturorët më të famshëm, të cilët për një kohë të gjatë ishin strehuar në Serbi.

Por, në Beograd ende nuk e pranojnë se në në Srebrencië është kryer gjenocid.

COMMENTS

x