fbpx
HomeLajmeBota

Fjalët e fundit të Princeshës Diana derisa zjarrëfikësi po përpiqej të shpëtonte atë

Kur zjarrfikësi Xavier Gourmelon gjeti një grua bionde që ishte ulur në sediljen e pasme të një makine të rrëzuar në një tunel në Paris më 31 gusht 1997, ai i tha asaj të qëndronte e qetë.

Ai nuk kishte ide se kush ishte pacienti i tij mbretëror, por nuk besonte se ajo ishte në ndonjë rrezik real pasi ajo ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë hapur.

I njëjti i dha gruas që më vonë do të mësonte se ishte Princesha Diana pak oksigjen para se ta nxirrnin nga makina dhe ai e mbajti dorën e saj për ta ngushëlluar.

Gourmelon i tha asaj të qëndronte e qetë.

Diana pastaj e pyeti: “Zoti im, çfarë ndodhi?”.

Ai pretendon se nuk kishte asnjë gjak mbi të dhe, megjithëse mund të shihte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, nuk besonte se ishte diçka domethënëse.

Por vetëm pak çaste më vonë gjithçka ndryshoi në pak sekonda kur ajo pësoi një arrest kardiak.

“Për të qenë i sinqertë, unë mendova se ajo do të jetonte. Me sa e dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Por kuptova se më vonë ajo kishte vdekur në spital. Ishte shumë shqetësuese”.

“Unë e di tani që ka pasur lëndime të rënda të brendshme, por e gjithë ngjarja është ende shumë në mendjen time. Dhe kujtimi i asaj nate do të qëndrojë me mua përgjithmonë”, tha zjarrëfikësi, transmeton Telegrafi.

“Atëherë nuk kisha ide se ishte Princesha Diana. Vetëm kur ajo ishte futur në ambulancë një nga ndihmësmjekët më tha se ishte ajo”.

Ajo u kthye në vete falë përpjekjeve të Z. Gourmelon dhe ekipit të tij për CPR, dhe ata menduan se ajo do të mbijetonte.

Brenda pak minutash nga mbërritja në Spitalin “Pitié-Salpétrière”, Diana ishte në operacion, por ekipi i përkushtuar nuk mund ta shpëtonte atë.

Gourmelon tha se ishte ‘shumë shqetësuese’ kur zbuloi se Princesha kishte ndërruar jetë.

COMMENTS

x