Fjalë të mençura për martesën dhe familjen

HomeLifestyle

Fjalë të mençura për martesën dhe familjen

Më e shenjta, ajo për të cilën jeta ia vlen njëqindfish, familja.

Për lexuesit tanë sjellim fjalë të mençura për vlerat dhe rëndësinë e familjes, pjesëtarëve, ekuilibrave dhe dinamikave ndërmjet burrit dhe gruas.

Disa dinakë e zgjedhin gruan jo aq të zgjuar me shpresë se do ta komandojnë dhe gjithmonë gabohen.

Martesa duhet të jetë një edukim i pafund i dyanshëm.

Martesa përfaqëson në vetvete një tip marrdhëniesh midis burrit e gruas, ku pavarësia e palëve është e njëllojtë, varësia e përbashkët, detyrimet e dyanshme.

Martesa është shkencë, por askush nuk e studion.

Martesa lidh për jetë dy krijesa që nuk e njohin njëri-tjetrin.

Jeta bashkëshortore është në luftë të vazhueshme me një përbindësh të llahtarshme: me të mësuarit.

Dashuria, si macja, lind e vërbër, dhe martesa është si gjëlpëra për heqjen e perdes së syrit në një dorë mjeshtri.

Martesa është dashuri juridike morale. Ky përcaktim përjashton nga kjo e fundit gjithçka kalimtare, tekanjoze dhe subjektive.

Ai që martohet për pasuri shet lirinë e tij.

Martesa sjell vërtet mjaft telashe, por beqaria ama nuk sjell asnjë gëzim.

Si zogu dhe foleja.

Martesa siguron vazhdimësinë e domosdoshme të fisit njerëzor.

Askush nuk detyrohet të martohet, por cilido duhet detyruar t’i nënshtrohet ligjeve të martesës, në qoftë se lidh martesë.

Cilido që bën ndërmend të martohet duhet të bëhet gjyqtar i synimit të tij dhe të këshillohet vetëm me vetveten.

Të martohesh nuk është aspak e vështirë, e vështirë është të jesh i martuar.

Për plakun që kërkon të martohet, përligjja më bindëse është se i duhet dado.

Atje ku ka martesë pa dashuri, do të ketë edhe dashuri pa martesë.

Lidhja martesore është shkalla e parë e shoqërisë njerëzore.

Martesa vjen pas dashurisë, siç vjen tymi pas flakës.

Familja është shoqëria në miniaturë, nga mirëqënia e së cilës varet siguria e gjithë shoqërisë së madhe njerëzore.

Gruaja është shpëtimi ose vdekja e familjes.

Gruaja që e përqesh të shoqin, nuk e dashuron më atë.

Familja gjithmonë do të mbetet themel i shoqërisë.

Zgjedhja e gruas dhe blerja e shpatës nuk i duhet besuar tjetrit.

Është e mirë ajo shtëpi, ku janë të mirë banorët.

Kush është në shtëpi tigër, jashtë saj zakonisht është dele.

Kujt i ka takuar një dhëndër i mirë ka fituar një djalë, kujt i ka takuar një dhëndër i keq ka humbur vajzën.

Familja e mirë është ajo në të cilën burri dhe gruaja ditën harrojnë që janë dashnorë dhe natën që janë bashkëshortë.

Për gruan është më mirë një shigjetë në brinjë, se sa një burrë plak përbrinjë.

Bashkëshortët e mirë kanë dy shpirtra, por një vullnet.

Të vjen plasja ku gruaja di të bëjë punë shtëpie, por nuk do, ama ca më keq kur nuk di, por do.

Shtëpia nuk mund të quhet banesë e njeriut përderisa në të të mos ketë ushqim dhe zjarr jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen.

COMMENTS