Fillon seanca e krerëve të UÇK-së në Hagë: Prokuroria tregon çfarë prova do t’i përdorin në fillim të gjykimit

1 minute, 8 seconds Read

Ka nisur konferenca në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përfaqësues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë bërë të ditur se në mesin dëshmitarëve të parë, do të ketë edhe prova lidhur me komunikatat e UÇK-së, dokumente nga të akuzuarit dhe detaje të tjera.

Sipas ZPS-së, mbrojtja po e kundërshton autenticitetin e këtyre komunikatave, raporton Nacionale.

“Synojmë të reduktojmë kohën e marrjes në pyetje për dëshmitarët. Jemi të interesuar të jemi sa më efikas, askush nuk do që gjykimi të vazhdojë për gjashtë vjet e gjysmë. Jemi në dijeni për këtë. Në 150 orë pyetje të drejtpërdrejta dhe kemi 11 dëshmitarë. Dëshmitarët e parë na jepin informacion të rëndësishëm për të parë nëse mund të paraqesim dëshmitarë të tjerë me shkrim, apo t’i heqim tërësisht. Kemi prova të mëdha për komunikatat e UÇK-së, dokumente nga të akuzuarit, deklarata nga të akuzuarit, dëshmitarët brenda dhe jashtë UÇK-së. Autenticiteti i komunikatave të UÇK-së po kundërshtohet nga mbrojtja”, thanë përfaqësues të ZPS-së.

Në anën tjetër, kryetari i trupit gjykues ka kërkuar që koha për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ulet dukshëm.

Publikime te ngjashme