Fillon largimi i barrikadave nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak

HomeLajmeKosovë

Fillon largimi i barrikadave nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak

Kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për cështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Kërkesën për shtyrjen e vendimit e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

COMMENTS

x