fbpx

FFK-ja publikon logon e re, vërshohet nga kritikat në rrjetet sociale

HomeLajme

FFK-ja publikon logon e re, vërshohet nga kritikat në rrjetet sociale

Logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e shpalosur sot në Prishtinë, ka marrë kritika të panumërta në rrjetet sociale për dizajnin, duke u cilësuar madje edhe më e dobët sesa logoja paraprake që ishte prezantuar në vitin 2018 midis polemikave dhe protestave.

FFK-ja e zbuloi logon e vet të re të martën në një konferencë për media në kryeqytet, në prag të fillimit të fushatës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës 2022.

Paraqitja e logos së re vjen tri vjet pasi FFK-ja e kishte bërë logon e parë që prej anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, e cila u prit me kritika dhe mospëlqim në vitin 2018, ndaj të cilës ishte protestuar për mënyrën sesi kishte rrjedh procesi.

Organi qeverisës i futbollit në vend kishte shpresuar për reagime pozitive për logon e re pas asaj që ndodhi tri vjet më parë.

Por logoja e re iu kthye në bumerang, pasi në fotografinë e logos së re të postuar në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Facebook, FFK-ja ka marrë pothuajse vetëm komente negative.

Shumica e komentuese e kanë cilësuar logon si shumë të dobët dhe madje edhe më të dobët se ajo paraprakja.

Logoja e re përbëhet nga tri ngjyra, ari, bardh dhe kaltër, me këtë të fundit që mbizotëron. Me inicialet e federatës (FFK) të vendosura në krye dhe gjashtë yjet e flamurit të Kosovës, që përfaqësojnë pakicat në vend, nën të iniciale, logoja përmban edhe një simbol dardan në formë rrethi, si dhe topin e futbollit.

Logoja e kaluar ishte shumë më e thjeshtë. Ajo përmbante yjet në flamurin e Kosovës dhe një top futbolli.

COMMENTS