fbpx

Fero thotë se i ka ren pishman për tatuazhet, pasi lexoi hadithet vendosi të mos bëj më, thotë se është penduar te Zoti

HomeMagazina

Fero thotë se i ka ren pishman për tatuazhet, pasi lexoi hadithet vendosi të mos bëj më, thotë se është penduar te Zoti

Në kuadër të shumë reperëve që kanë qenë të ftuar në emisionin “Barber Shok”, i radhës ka qenë reperit Feronit Shabani, i njohu si Fero.

Ai ka folur mbi rikthimin e tij në muzikë, përkatësisht në label-in që dikur e bëri të famshëm, ON Records.

Ndër të tjerash, reperi u përball edhe me një pyetje shumë interesante nga moderatori Fis Juniku, i cili e pyeti rreth tatuazheve në trup – për të cilat ai u shpreh i penduar.

Fero në “Barber Shok” (Foto: RTV Dukagjini/YouTube)

Reperi nga Gjilani tha se e gjitha kjo ndodhi kur shfletoi disa hadithe të Kur’anit [që njihen si fjalë të thëna nga Profeti Muhamed], të cilat e bënë që të ndryshojë mendim mbi bojën në trup.

“Me thënë të drejtën më ka rënë t’i lexoj disa hadhithe, edhe kam vendosur që s’bëj më tatuazhe. Këto që i kam bërë, jam penduar te Allahu, por s’bëj më. Tash kohën me kthy për t’i hequr, s’mund t’i heqë, por prej tani nuk bëj më”, tha Fero.

I njëjti shtoi se ka në plan të publikojë më shumë projekte muzikore të punuar nga bashkëpunëtorët e dikurshëm, Zzap dhe Chriss, duke i quajtur këta të fundit si producentët më të mirë në trevat shqiptare.

Fero tha se epiteti i prindit dhe përkushtimi ndaj jetës private, e la pak anash për një kohë në rrafshin profesional. /Telegrafi

COMMENTS