Fermeri nga Dragashi Hotit: Mos investoni në asfalt por në bujqësi

HomeLajmeKosovë

Fermeri nga Dragashi Hotit: Mos investoni në asfalt por në bujqësi

Fermeri Masar Piraj nga Plava ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që mos të investojë më Qeveria në projekte infrastrukturë e në asfalt, por të ketë fokus bujqësi, pasi ky sektor është shtytës i zhvillimit ekonomik.

Në anën tjetër, kryeministri Abdullah Hoti gjatë vizitës së tij në fermën “Qendra” na Dragash, tha se do t’i dyfishojnë grantet dhe subvencionet për bujqit.

Pronari i një ferme të lopëve në Plavë, Masar Piraj tha se kanë mjaft vështirësi të mbijetojnë si fermerë pa mbështetjen e shtetit.

Plasimi i produkteve të qumështit në treg dhe sigurimi i ushqimit për kafshët mbetet një ndër sfidat për fermerin Piraj.

Megjithatë, ai pati një porosi për kryeministrin Hoti dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.

Piraj: Të mos investohet më në asfalt, por të mbështetet bujqësia si shtytës i zhvillimit ekonomik

“Kam një propozim jo vetëm pse jam i kësaj lëmije, jo vetëm për mua, nëse keni mundësi për bujqësinë fokusohuni me të gjitha kapacitetet që ta ngrejmë bujqësinë sa më lartë, pasi të gjithë ne këtu ushqehemi nga bujku dhe prodhimet e tij. Prandaj mundësisht të lehen anash kubetat dhe asfaltat, pasi bujqësinë e kemi të vetmen ekonomi që nuk kërkon standarde të larta të pa arritshme”, tha Piraj.

Kryeministri Hoti siguroi se nga viti i ardhshëm do të rritet buxheti për bujqësi dhe blegtori, në mënyrë që të ulët importi i produkteve të mishit dhe të qumështit.

COMMENTS