Connect with us

Kosovë

Feraj: Mos u tut Ramush, Albini nuk çon askënd në burg, drejtësia mundet

Published

on

Zyrtari i VV-së, Hysamedin Feraj, ka reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili së fundmi ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ramushi ka pyetur në shumës “ku po na çon?”, duke dashur ta dijë në Dyz a në Dubravë?!

Feraj ka thënë se Haradinajn e ka kap frika por që nuk ka pse të frikësohet, pasi Albini nuk e çon askënd në burg, këtë mund ta bëjë drejtësia.

Postimi i tij i plotë:

“Ku po na çon?” Albin – pyet Ramushi në shumës.

Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?!

E ka kap frika.

Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji.

Prandaj, mos u tut Ramush!

Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë.

Advertisement
Comments