Connect with us

Kosovë

Faton Peci: “Marre e Zotit me fol PDK-ja për korrupsion dhe abuzime!”

Publikuar

me

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një reagim ndaj Naim Ismailit të PDK-së, lidhur me akuzat e lëshuara sonte për abuzim me para në këtë dikaster.

Peci thotë se nuk ka shkelje ligjore në ekzekutimin e 70 milionë eurove grante e subvencione.

”Marrja rri e i zoti nuk e le!

Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia.

Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!

Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në.

Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kanë menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht.

Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!

Po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe.

Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën.

Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren.

Reklama