fbpx

Faton Peci kërcënon Haradinajn me përzënie prej selisë së AAK’së në Ulpianë

HomeLajmeKosovë

Faton Peci kërcënon Haradinajn me përzënie prej selisë së AAK’së në Ulpianë

Me 2 euro nuk ka me qëndru më për metrin katror në Ulpianë”, ky selam i është dërguar Ramush Haradinajt nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci lidhur me objektin në Lagjen Ulpiana që e shfrytëzon Aleanaca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe vitin 2023 si afatin kur do të mund të largohej nga selia Ramush Haradinaj, i cili qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti po i referohet si “një shpi budallë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në deklarata publike i është referuar disa herë qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti si “Një shtëpi budallë”.

Këtë e ka bërë edhe të martën mbrëma në emisionin Rubikon duke vazhduar me kritika për dështim e qeverisë.

Paralelisht me kohën kur Haradinaj bënte këto deklarata, një kundër përgjigje me kërcënim atij i shkoi nga një ministër i Kurtit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci publikisht përmes RTV Dukagjinit, e kërcënoi të parin e AAK-së me largim nga objekti i selisë, që ndodhet në lagjen Ulpiana.

Ky ministër tregoi edhe afatin se prej kur Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, mund të lëshoj objektin që e shfrytëzon që nga koha e pas luftë.

“Selia e partisë [AAK-së] që e shfrytëzon objektin e Ministrisë së Bujqësisë, është në kontratë. Ka qenë prej mas luftës aty edhe e ka një kontratë të nënshkruar në vitin 2018, që i skadon në vitin 2023”.

“Në vitin 2023 shohim e bëjmë”, tha Peci.

Ministri Peci deklaroi se me 2 euro për metër katrorë nuk do të mund të shfrytëzohet objekti, që sipas tij i takon dikasterit që ai e drejton.

“Po du me ju thanë me 2 euro nuk ka me qëndru më për metrin katror në Ulipanë. Qata po du më ju thanë sot prej studios televizive. Edhe po besoj që organet e rendit e ndjekjes kanë me qartësu se kush janë ata individ që kanë tjetërsu banesa dhe kanë hy në objektet dhe hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë”, tha më tej ministri Peci.

Për uzurpimin dhe keqmenaxhimin e pronave që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, ministri Peci ka bërë denoncime që nga java e kaluar përmes një statusi në Facebook, por duke mos dhënë asnjë informacion se kush janë personat që kanë shfrytëzuar ilegalisht këto prona.

Por kur u pyet se a ka politikanë të përfshirë, Peci tha se të përfshirë janë ish-këshilltarë të ministrave të Bujqësisë nga qeverisjet e kaluara, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sipas informacioneve që kam nga këshilli për verifikimin e pronave, ka edhe këshilltar të ish-ministrave përfshi edhe ata të Bujqësisë”, tha ai.

Sipas Pecit këto objekte jo vetëm që janë shfrytëzuar jashtëligjshëm por edhe janë shndërruar në objekte banimi.

“Është çështja edhe e tejkalimeve të atyre banesave që është tjetërsu prona.. Ka objekte banimi në hapsirat që janë pjesë e Insititutit Bujqësor. Do të thotë obejketet e ministrisë janë shndërru në hapësire banimi sipas qefe të tyre”, tha më tej ai.

Peci ka dhënë më dhumë detaje rreth objektit në lagjen Ulpiana që sipas tij është shndërru në depo, e përvec kësaj janë bërë edhe ndërtime të vrazhda në të.

“Pikërisht në objektin në parcelën që po diskutojmë ndërkohë është shndërru në një depo edhe ka pas aty ndërtime të vrazhda vendosje betoni”.

Peci deklaroi se janë bërë këto ndërhyrje pa leje të titullarit, në këtë rast Ministrisë së Bujqësisë ani pse ligjerisht për cdo ndërhyrje kërkohet leje paraprake.

“Për mua është e pashpjegueshme mos reagimi i institucioneve për shkak se proceduralisht dhe ligjërisht nuk mundesh me bë asnjë leje asnjë ndërtim në një objekt pa lejen e titullarit. Titullari nuk ka dhënë leje prej viti 2012 e tutje ka ndodhe një zhvatje dhe një vlerësim skandaloz”, tha më tej ministri Peci.