fbpx

“Fashist, Rrahman Jasharajn e ka rrahur policia serbe”, Gjoshi i PDK’së i kthehet ashpër Elvis Hoxhës

HomeLajmeKosovë

“Fashist, Rrahman Jasharajn e ka rrahur policia serbe”, Gjoshi i PDK’së i kthehet ashpër Elvis Hoxhës

Zyrtari i PDK’së, Betim Gjoshi, iu ka kthyer ashpër Elvis Hoxhës pas deklaratës së tij të fundit ku akuzoi rëndë kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj duke e quajtur “anëtar të partisë serbe”.

Gjoshi e ka quajtur fashist e gojëfëlliqur Hoxhën, derisa shtoi se Jasharaj e ka nisur angazhimin sindikal tash e 30 vite, si dhe i njëjti është rrahur shumë herë nga Policia serbe.

“Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.

Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash”, ka shkruar Gjoshi në një postim në Facebook.

Ndryshe, Elvis Hoxha i cilësoi si të mashtruar nga agjenda abstrakte anti-shqiptare mësimdhënësit grevistë, ndonëse për nga formimi ideologjik i majtë i tij supozohet se do të duhej të anonte nga veprimi sindikal dhe mirëqenia e punëtorëve. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?

Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash.

Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës.

x