Connect with us

Fetare

Faqet e njërit prej Kuranineve më të vjetër në botë, ekspozohen në Muzeun e Luvrit në Paris

Publikuar

me

Faqet e një prej Kuraneve më të vjetra që ekzistojnë dhe një pikturë e përshkruar si “Mona Lisa” e Uzbekistanit, janë ndër thesaret historike të ekspozuara në një ekspozitë të re në Muzeun e Luvrit në Paris.

“Shkëlqimet e Oazeve të Uzbekistanit” përmban më shumë se 170 vepra që ofrojnë një vështrim në të kaluarën e vendit, duke përfshirë piktura të famshme murale, skulptura budiste dhe sende të përditshme që i përkasin qytetërimeve të lashta.

Ekspozita është bashkëkuruar nga arkeologu Rocco Rante, i cili kryen gërmime që nga viti 2009 në Bukhara Oasis të Uzbekistanit, raporton cnn.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Zona dikur ishte një ndalesë e shquar në rrugën tregtare të njohur si “Rruga e Mëndafshit”, e cila kalonte përmes Uzbekistanit të sotëm qindra vjet më parë, duke lidhur Mesdheun me Lindjen e Largët.

Gjithashtu u ekspozuan edhe dy faqe të Kurani Katta Langar, një nga dorëshkrimet më të vjetra të librit të shenjtë që kanë mbijetuar deri më tani dhe daton prej ditëve të hershme të Islamit. Ai u ruajt për shekuj në një mauzoleum të një fshati të vogël të vendosur në një majë mali.

“Me ndihmën dhe mbështetjen e kolegëve tanë uzbekë, ne e sollëm në dritë dhe e restauruam një nga Kuranet më të lashtë të shekullit të VIII, që është një zbulim i madh”, tha Rante.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Së bashku me ekspertë nga Uzbekistani, Luvri kreu punime restauruese në shkallë të gjerë në shumë prej ekspozitave. Ndër objektet që do të restauroheshin ishte dera e Gur-i Amīr nga shekulli i XIV me origjinë nga mauzoleumi i Tamerlanit në Samarkand, një qytet në Uzbekistanin juglindor.

U ruajtën gjithashtu piktura uzbeke, duke përfshirë murale monumentale të rezidencës princërore të Varakhsha, që datojnë në shekullin e IV. I vendosur në veriperëndim të Oazës së Buharasë, qyteti i Varakhsha dikur ishte i pushtuar nga Sogdianët, një popull i lashtë që jetonte në Rrugën e Mëndafshit.

Reklama