fbpx

Familja e ambasadorit amerikan Kosnett të “dashuruar” pas pasulit të kosovarëve

HomeLajmeKosovë

Familja e ambasadorit amerikan Kosnett të “dashuruar” pas pasulit të kosovarëve

Një prej gjellave të preferuara të kosovarëve është fasulja. E kjo gjellë duket se iu ka pëlqyer edhe familjes së ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ka qenë bashkëshortja e tij, Alison, e cila ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet një tenxhere që duket të jetë me fasule.

“Gati për stuhinë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë Alison, kësaj fotografie.

Ndryshe, lidhja e familjes Kosnett me Kosovën s’përfundon këtu. Sierra, një qenushe që jetonte rrugëve të Kosovës, tash jeton bashkë me këtë familje.

Këtë qenushe e ka adoptuar djali i ish-ambasadorit, Alex Kosnett. Për këtë ka njoftuar bashkëshortja e ambasadorit, Alison.

“Histori dashurie në Kosovë…Alex Kosnett me Sierra, qenin e rrugëve të Kosovës, tash jeton i lumtur në Portland, Oregon”, ka shkruar ajo në Facebook

May be an image of indoor

COMMENTS

x