fbpx

Facebukist-ët kreativ satirizojnë me mundësinë e votimit të Xhavit Halitit për presidentën, e krahasojnë me Isa Boletinin!

HomeFun

Facebukist-ët kreativ satirizojnë me mundësinë e votimit të Xhavit Halitit për presidentën, e krahasojnë me Isa Boletinin!

Vetvendosje dhe Vjosa Osmani këto ditë janë nën ethet e sigurimit të votave të 80 deputetetve për t’a zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente, mirëpo në dy votimet e djeshme nuk arritën këtë numër vetëm për një votë. Deklarata që dje i dha shpresa VV-së dhe Vjosa Osmanit për ta plotësuar këtë votë ishte ajo e Xhavit Halitit i cili deklaroi se po të kishte qënë në Kosovë ndoshta do të kishte marr pjesë në votim, mirëpo i njëjti tha se është pushim dhe së në vikende nuk ponon por ishte në Pogradecë për pushime.

Mundësia e votës së tij për Vjosën Presidente ka zgjuar kiijuesit kreativ të Facebookit që të thurin lavde dhe të inskenojnë pritjen e Xhavit Halitit në Kosovë.

Një nga ta e krahason Xhavit Halitin me Isë Boletinin ndërsa Albin Kurtin me Ismail Qemalin ku Albini kishte dalur ta priste Xhavitin.

Një tjetër Xhavitit ja kishte thurur këtë poezi:

Xhaviti është puna e ndershme, Xhaviti është dija e vlefshme.

Xhaviti është përkushtimi pa kursim,  Xhaviti është angazhimi pa pushim.

Xhaviti është me zemer, Xhaviti është me emer e mbiemer.

Xhaviti është me mendje, Xhaviti është pa hamendje.

Xhaviti është me besë, me Xhavitin ka shpresë.

Asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arbër Vokrri, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme.

Vokrri ka thurur vargje ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili gjatë ditës së djeshme ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit, njofton Klan Kosova.

“Kuvend, o vënt i bekuar, Prite prite bacin Xhavit, Që po vjen si pëllumb i shkruar, të votojë për president”, ka shkruar, Vokrri.

COMMENTS