fbpx
HomeTech

Facebook lançon Facebook Shop, të dedikuar shitblerje online!

Facebook po investon në drejtim të biznesit e-commerce dhe synon ta bëjë aplikacionin kryesor një destinacion blerjeje.

Rrjeti social lançoi Facebook Shop në SHBA, një tab brenda aplikacionit kryesor të Facebook ku njerëzit mund të gjejnë produkte dhe ti blejnë pa u larguar nga aplikacioni.

Në të njëjtën kohë kompania do të zgjerojë funksionet e produkteve në shitje të cilat debutuan në fillim të vitit dhe njerëzit mund të shesin produkte në Facebook e Instagram në mbarë botën.

Shitësit e Facebook Shops mund të komunikojnë me konsumatorët përmes Messenger, Instagram Direct dhe WhatsApp. Gjithashtu mund të hostojnë evente Live Shopping duke tregojnë produktet që konsumatorët mund të blejnë në Facebook dhe Instagram.

Së fundi Instagram Checkout u jep mundësinë markave të kryejnë transaksionet përmes aplikacionit por vetëm në SHBA.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg beson se e ardhmja e kompanisë së tij janë e-commerce dhe pagesat dhe tani ka fillojë ta bëjë realitet.

COMMENTS

x