fbpx

Evrop blindohet nga makineri e rëndë ushtarake, ndërsa NATO nis ‘stërvitjet bërthamore’ mes tensioneve me Rusinë

HomeLajmeBota

Evrop blindohet nga makineri e rëndë ushtarake, ndërsa NATO nis ‘stërvitjet bërthamore’ mes tensioneve me Rusinë

NATO filloi sot stërvitjet ushtarake duke praktikuar përdorimin e bombave bërthamore të Evropës pasi Vladimir Putin kërcënoi se “do të përdorte çdo mjet të nevojshëm për të mbrojtur territorin rus përballë pengesave në Ukrainë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bombarduesit amerikanë B-52 me rreze të gjatë dhe deri në 60 aeroplanë të tjerë do të marrin pjesë në fluturimet stërvitore mbi Belgjikë, Britani të Madhe dhe Detin e Veriut, si pjesë e stërvitjes vjetore bërthamore të NATO-s ‘Steadfast Noon’.

Stërvitjet bërthamore – të cilat nuk përfshijnë “bomba të gjalla” – vijnë pasi Vladimir Putin tha se një përplasje e drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe trupave ruse do të çonte në ‘katastrofë globale’.

Dhe pjesa më e madhe e stërvitjeve të luftës do të mbahen të paktën 1000 kilometra nga kufijtë e Rusisë.

Siç vë në pah Daily Mail, katërmbëdhjetë nga 30 anëtarët e NATO-s do të marrin pjesë në stërvitje, me rreth 60 aeroplanë duke përfshirë ata luftarakë të aftë për të mbajtur koka bërthamore dhe aeroplanë vëzhgimi dhe karburanti që kryejnë fluturime stërvitore.

Bombarduesit amerikanë me rreze të gjatë B-52 gjithashtu do të marrin pjesë në manovra pas fluturimit nga baza ajrore Minot në Dakotën e Veriut.

Stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 30 tetor, ishin planifikuar përpara se Putini të urdhëronte trupat ruse për pushtimin në Ukrainë në shkurt.

Rusia zakonisht zhvillon manovrat e veta vjetore në të njëjtën kohë dhe NATO pret që Moska të ushtrojë forcat e saj bërthamore diku këtë muaj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka refuzuar çdo thirrje për të anuluar stërvitjen, pasi Putini ngriti retorikën e tij bërthamore ndërsa trupat e tij humbasin terren në Ukrainë.

“Do të dërgonte një sinjal shumë të gabuar nëse befas anulonim një stërvitje rutinë të planifikuar prej kohësh për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Stoltenberg javën e kaluar.

Stërvitjet vijnë pasi Rusia sulmoi qendrën e kryeqytetit ukrainas, Kiev, gjatë orëve të mëngjesit me dronë kamikazë të hënën dhe bombardoi qytete të tjera anembanë vendit.

Kjo është hera e dytë në një javë që Rusia ka lëshuar sulme në të gjithë Ukrainën, ndërsa forcat e saj përballen me pengesa në fushën e betejës.