Connect with us

Kosovë

Eurodeputetja gjermane i gëzohet vendimit për lirimin e Pantiqit, tash kërkon që të hiqen barrikadat

Publikuar

me

Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka mirëpritur vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, ish-policit të arrestuar për terrorizëm.
Ajo ka thënë se kjo tani duhet të dërgojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe në deeskalim të plotë të situatës.

“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic të Kosovës, në paraburgim në shtëpi. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në Veri të Kosovës dhe deeskalim të plotë”, shkroi ajo.

“Mbështetje e plotë për EULEX dhe KFOR në mbikëqyrjen e saj”, shkroi ajo. /Lajmi.net

Reklama