fbpx

Eskalon protesta/Thyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD (Video)

HomeLajmeShqiperi

Eskalon protesta/Thyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD (Video)

Militantët e PD-së shqyejnë derën kryesore të selisë së PD-së

Tridhjetë minuta para se të niste protesta e thirrur nga Sali Berisha, militantët mbështetës të ish kryeministrit shqyejnë derën kryesore të selisë së PD-së.

Ata kanë thyer xhamat e selisë dhe raportohet se kanë hyrë brenda saj.

Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Berisha, Berisha”, militantët kane hyre dhe ndodhen ne katin e pare te selise.

Deri ne keto momente nuk ka asnje nderhyrje te policise.

***

 PD ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me dhunën e ushtruar nga mbështetës të Sali Berishës ndaj sekretarit të partisë, Roland Bejko.

Deklarata e plote: 

Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune.

E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti.

Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.

Ky deputet i PD merr masa, futet në seli i rrethuar nga 4 roje private

Deputetë dhe anëtarë të PD kanë mbërritur në PD, teksa në orën 11:00 do zhvillohet mbledhja e thirrur nga Lulzim Basha. Mirëpo vëmendje ka marrë fakti se deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.

Në momentin e mbërritjes së saj, Grida Duma ka dhënë një prononcim për një media ku është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.

Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.

Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që sipas inicialeve mund të jetë Enkelejd Alibeaj.

Theksojmë se nuk ka asnjë informacion të konfirmuar zyrtarisht lidhur me këtë deklaratë.

Ofendoi protestuesit/ Demokratët i tregojnë vendin Mziut

Ndërsa na ndan gati dhe një orë nga protesta madhështore që pritet të mbahet para selisë së PD, ka pasur edhe një përplasje.

Mësohet se teksa protestuesit kanë nisur të mblidhen para selisë së PD, aty ka mbërritur edhe Xhelal Mziu.

Ai i ka ofenduar protestuesit.

Ata janë revoltuar, duke iu kthyer atij po me fyerje.

Mbështetësit e Berishës godasin Roland Bejkon para selisë së PD-së

Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.

Dje Bejko tha se ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por theksoi se nuk kishte frikë nga asnjë. Më herët, përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook ai tha po ashtu se nuk i trembej kërcënimeve që i vinin në “inbox”.

Bejko shkruante se komentet fyese që do të vijnë në faqen e tij, do të marrin mbrapsht atë që meritojnë, me çdo fjalë të mundshme që përmban fjalori i gjuhës shqipe.

Ai theksoi gjithashtu se fjalori denigrues ndaj tij vjen nga persona të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha. Persona të cilët ai i cilëson si llum, horra dhe banditë.

***

Policia ka shtuar forcat e saj në perimetrin përreth godinës së Partisë Demokratike pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit ka shprehur vazhdimisht qëllimin për të marrë godinën sot bashkë me mbështetësit e tij duke e quajtur këtë “rikthim në shtëpi”.

Në oborrin e godinës së Parlamentit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së demokratëve janë vendosur forca të shumta policie, si edhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.

Image

Selia e PD-se

Më herët, vetë demokratët kishin marrë masa duke vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.

Vlora nis qindra përfaqësues për në protestën kombëtare

Ftesës për pjesëmarrje në protestë, i është përgjigjur pozitivisht edhe Vlora.

Qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës janë nisur sot nga Vlora në drejtim të Tiranës.

Ata do t’i bashkohen protestës para PD, me qëllimin që të lirohet nga uzurpimi dhe t’i ketë dyert e hapura për të gjithë demokratët dhe mbështetësit.

Kryetarit i degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, ka konfirmuar për mediat se  në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë,  përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.

Numri i tyre pritet të jetë më i madh, pasi disa prej tyre janë nisur me automjete private.

Qindra demokratë nisen nga Korça drejt Tiranës/ Drejt protestës për Shtëpinë e Demokratëve

Një pjesëmarrje jashtëzakonisht masive pritet në protestën e sotme.

Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, raportohet se mijëra demokratë janë nisur në drejtim të Tiranës, për t’u mbledhur në orën 12 para selisë së PD-së.

Nga Korça raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 300 demokratë, nga Devolli rreth 200 nga Devolli dhe qindra të tjerë nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja.

Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.  Pra, pritet që në Tiranë të mbërrijnë rreth 1000 demokratë nga juglindja.

***

Para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë sot prej orës 12:00 do të mbahet një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëse javë më parë ftoi protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë, kësaj radhe është kundër Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri ka deklaruar disa javë më parë se data 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.

“Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”, kishte deklaruar Berisha.

Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kishin lënë datën 5 janar si afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën.

Partia Demokratike kishte reaguar menjëherë pas publikimit të datës së protestës nga ish-kryeministri Berisha, duke deklaruar se kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të kësaj partie, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre.

Në reagimin e saj, PD deklaron se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Sipas selisë blu çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e Berishës kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur./botasot.info

COMMENTS

x