Eskalon në gjuhë urrejtje ndaj Qeverisë Baton Haxhiu: “Kjo qeveri po do gjak…”

1 minute, 3 seconds Read

Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se “Qeveria e Kosovës po dëshiron gjak”, por ai shton se “përballë në Serbi e ka një Qeveri që është e gatshme për gjak”.

Haxhiu tha se është shumë e rrezikshme që një qeveri të sillet sikur opozitë, duke thënë se “krejt kjo është farsë”.

Më tej, Haxhiu ka thënë se derdhja e gjakun e vështirëson edhe më shumë jetën politike në atë ardhmen.

Ai kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq i ka quajtur si “politikanë primitivë”.

“Ajo që është më tragjike është se brenda farsës kërkojnë edhe një Mon Balaj të ri në jetën tonë dhe kjo po shihet prej avionit. Gjaku nuk na duhet sepse çdo gjak e vështirëson jetën politike në të ardhmen, armiqëson më shumë njerëzit. Fatkeqësia është se kjo Qeveri po do gjak, dhe kur e ka përballë një Qeveri në Serbi e cila është e gatshme për atë gjak, prandaj e kemi bashkësinë ndërkombëtare që po thotë lërëni farsëns sepse ne jemi për me perfundu procesin dhe ti je kundër saj”, ka thënë Haxhiu.

Publikime te ngjashme