fbpx

Eskalon debati mes Milaim Zekës dhe Krenar Shalës, Zeka me nervozizëm e lëshon studion e ‘Politico’ (Video)

HomeLajmeKosovë

Eskalon debati mes Milaim Zekës dhe Krenar Shalës, Zeka me nervozizëm e lëshon studion e ‘Politico’ (Video)

Ish-deputeti, Milaim Zeka ka lëshuar studion e emisionit”Politiko” në Kanal10, pasi është përplasur me Krenar Shalën.

Zeka u nervozua me deklaratën e Shalës kur i tha Matoshit se u dorëzua para Serbisë.

Ai tha nuk mund të lejojë askënd të fyej e denigrojë njerëzit që janë flijuar për këtë vend.

“Nuk ndihem mirë kur çifti i Krenarit i thotë Halil Matoshit e plotëve që jeni dorëzuar para Serbisë. Sinqerisht nuk ndihem mirë. Është fyerje e padurueshme kur ky iu thotë njerëzve të rezistencës, luftës etj, ju thotë këtyre që jeni dorëzuar. Kur bëhen fyerjet e padurueshme unë s’përmbahem. Këta që e kanë dhunnu shtetin e Kosovës”, tha Zeka.

Derisa Shala nuk ka pranuar që e ofendoi atë, por mëgjithatë ai kërkoi falje Zekës.

‘Për besë unë nuk e ofendova askënd. Por, nëse e kam ofendu Zekën unë i kërkoj ndjesë. Mua s’mu dukë që e ofendova”, tha Shala.