fbpx

“Është duke u fshehur”, Dardan Molliqaj ende në kërkim policor

HomeLajmeKosovë

“Është duke u fshehur”, Dardan Molliqaj ende në kërkim policor

Policia e Kosovës është duke e kërkuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, për sulm ndaj zyrtarit policor.

Molliqaj gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e goditi me shuplakë një zyrtar policor.

Edhe pse të njëjtit i janë dërguar dy ftesa, ai po u ikë organeve të drejtësisë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

“Është në kërkim policor, është duke u fshehur. Iu kanë dërgu dy ftesa por nuk i është përgjigjur ftesave. Për sulm ndaj zyrtarit policor kanë qenë dy të dyshuar, Dardani dhe tjetri është intervistu dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa Dardani është kërku, nuk është gjet, ende nuk është intervistu, për shkak se po iu ikë organeve të drejtësisë. Telefonat i ka të mbyllur që prej ditës të parë”, u shpreh Zeqiri.

Kujtojmë që sot, Policia ka arrestuar aktivistin e PSD-së, Adem Megjuani, për arsyen e njëjtë, sulm ndaj një zyrtari policor, gjatë asaj proteste.

Megjuani është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

COMMENTS

x