fbpx

Escobar: SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, por preferon që dialogu të drejtohet nga BE

HomeLajmeKosovë

Escobar: SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, por preferon që dialogu të drejtohet nga BE

aEmisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në një konferencë për media përçuan mesazhin e përbashkët për vazhdimin e dialogut si rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak tha se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

“Jam në Prishtinë që të vazhdoj diskutime me kryeministrin dhe presidenten. Kjo është vizita ime e shtatë si përfaqësues i BE-së për dialog, por ne jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE dhe SHBA punojnë krahë për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ardhmen e rajonit. Prandaj, kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm dhe ne do të vazhdojmë bisedimet me presidenten dhe kryeministrin dhe do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën dhe shpresoj të kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si duhet të ndërtohet procesi dhe shpresoj se do t’ju njoftoj më vonë për të gjitha këto”, tha Lajçak.

Ndërsa, emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se vendi i tij mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe se SHBA-ja do të mbështesë procesin e dialogut, i cili do të drejtohet nga Bashkimi Evropian.

“Nga perspektiva amerikane, dua të theksojë se SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe ju jeni këtu një partner solid dhe mik të mirë dhe ju falënderoj për këtë. Sa i përket rajonit, ky është një rajon me mundësi të jashtëzakonshme, ju jeni evropianë, dhe ju jeni historikisht e ekonomikisht dhe nga ana e kulturës evropianë dhe ne po punojmë së bashku me kolegët tanë evropianë që të jemi të sigurt që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë dhe nuk ka të bëjë asgjë me rrezikshmëri. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potenciale për të qenë pjesë e BE-së me të gjitha mundësitë e tyre dhe me të gjitha ato që i shohim në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpresojmë që të gjitha këto të arrihen përmes dialogut. Procesi i dialogut ka mbështetjen e plotë dhe duhet të drejtohet nga BE-ja, sepse bëhet fjalë për BE-në, por derisa lëvizë drejt BE-së, ju gjithashtu duhet të jeni miq të ngushtë me SHBA-në, sepse është një miqësi transatlantike dhe procesi i dialogut do të jetë në mbështetje të plotë nga SHBA-ja dhe në afërsi të SHBA-së”, tha Escobar.

Ata këto komente i bënë pas takimit që kishin me kryeministrin Albin Kurti. Para takimit me Kurtin, të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten Vjosa Osmani.

Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

COMMENTS

x