fbpx

Escobar në Prishtinë: “Kosova mike e ngushtë e SHBA-ve, ju mbështesim në aspiratat e juaja euroatlantike”

HomeLajmeKosovë

Escobar në Prishtinë: “Kosova mike e ngushtë e SHBA-ve, ju mbështesim në aspiratat e juaja euroatlantike”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Pas takimit, të dy kanë mbajtur konferencë për media.

Escobar tha se Kosova është mik i madh me SHBA-të.

Tutje shtoi se miqësia SHBA-Kosovë nuk bazohet vetëm në interesat e përbashkëta, por edhe në vlerat e njëjta.

“Kosova është një aleat shumë, shumë i mirë, një mik i mgushtë i SHBA-ve. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së nuk bazohet vetëm në interesin e përbashkët por edhe në vlera të përbashkëta”, tha ai.

Escobar tha se në Prishtinë është edhe që të shpreh mbështetjen amerikane për aspiratat euroatlantike për Kosovën.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar . Jam shumë krenarë që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e kësaj jave janë indikator se Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e demokracisë”, shtoi Escobar. /Lajmi.net