Kosovë
Esat Raci kandidat i PDK-së në Klinë, Apeli s’e lejon Sokol Bashotën!
Sokol Bashota nuk do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës, ani pse ishte zyrtarizuar pak ditë më parë.
Një vendim i fundit i Gjykatës së Apelit për vërtetim të dënimit për mosdeklarim të pasurisë ka bërë që Bashotës t’i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 17 tetorit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Esat Raci do të jetë kandidat i PDK-së në Klinë.
Indeksonline ka kontaktuar Racin i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Ai e ka konfirmuar se emri i tij ka shkuar në kryesi qëndrore.
“Kam vullnetin për kandidim. Emri ka shkuar në kryesi qëndrore. Besoj që PDK do dal fuqishëm në Klinë. Nuk mund të jap prognozë për zgjedhjet në Klinë, por e di që PDK është e para” ka thënë Esat Raci për Indeksonline.
