Ballkani.info mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë e cila ka ndodhur në Prishtinë, ku një 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga kati i 5-të i një banese.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se mjekët nuk arritën t’i shpëtojnë jetën 15 vjeçares

Burime nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas rreth dy orë përpjekjesh nga mjekët që t’i shpëtojnë jetën, e reja nuk arriti më tutje të u mbijetojë plagëve të rënda.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe familjarët e 15 vjeçares, shkruan Gazeta Demos.

“Eriona çka i bone mamit”, ka shkruar e ëma e vajzës në një postim.

Ndërkaq, një tjetër postim ka pasur edhe nga famijarët tjerë.

“Ah moj Eriona, a u desht patjetër të bëhesh engjull. Pushofsh në lulat e xhehnetit mbesa jonë”, kanë shkruar familjarët.