fbpx

Erdogani, pasi kthehet nga Tirana, e pret Vuçiqin në Ankara (Video)

HomeBota

Erdogani, pasi kthehet nga Tirana, e pret Vuçiqin në Ankara (Video)

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, u prit me ceremoni shtetërore në Ankara.

Por përshëndetja dalloi me atë të një dite më parë që Rexhep Tayyip Erdogan pati me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kur vizoi këtë të fundit në Tiranë.

Pas prezantimit të delegacioneve diplomatike, Erdogan dhe Vuçiq pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Serbisë.

Dy shefat e shteteve zhvilluan këtë takim para mbajtjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet të dyja vendeve.

Ata po ashtu folën edhe për situatën në Bosnje-Hercegovinë.

Të dy theksuan rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë për te gjithë rajonin. Palët po ashtu nënshkruan edhe disa marrëveshje që mbulojnë fusha si kultura, turizmi, arsimi dhe ekonomia.

COMMENTS

x