fbpx

Erdogan paralajmëron me gjuhë të prerë Vuçiçin rreth Kosovës: “S’është Turqia e viteve ‘90-ta..!”

HomeLajmeKosovë

Erdogan paralajmëron me gjuhë të prerë Vuçiçin rreth Kosovës: “S’është Turqia e viteve ‘90-ta..!”

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka patur një bisedë telefonike të tensionuar me homologun serb Vuçiç, duke i kujtuar këtij të fundit që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, pasi siç i ka thënë, “Turqia nuk është ajo e viteve ’90-të”, një mesazh i qartë ky se për çdo hap ndaj Kosovës, do ketë të bëjë me Turqinë, tashmë një fuqi e rikthyer ekonomike, ushtarake dhe diplomatike në nivel global.

Biseda ka qenë si reaksion i zhvillimeve më të fundit në Veri dhe jashtë kortezialitetit diplomatik. Burime kofidenciale thonë se gjuha e presidentit turk ka qenë e prerë, duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiçin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës, duke i bërë të qartë presidentit serb se nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova.

Kujtojmë se vitet e fundit Turqia është zgjeruar ekonomikisht në Ballkan, përfshirë dhe Serbinë, duke e detyruar këtë të fundit të jetë një nevojtare ndaj ndaj saj.

Ajo që në dukje është parë si një sajdisje e tepruar e Erdoganit ndaj Vuçiçit ose në pëgjithësi ndaj politikës serbe, është në fakt strategjia e pushtetit ekonomik dhe politik mbi Serbinë për ta mbajtur të frenuar ndaj çdo tentative ushtarake ndaj Bosnjës dhe Kosovës./tesheshi.com

COMMENTS

x