Erdogan para takimit me Putin, përseri kërcenon me bllokim të Suedisë e Finlandës në NATO!

HomeLajmeBota

Erdogan para takimit me Putin, përseri kërcenon me bllokim të Suedisë e Finlandës në NATO!

Turqia kërcënon të bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Presidenti Recep Tayyip Erdogan u kërkoi vendeve nordike që të përmbushin kushtet e marrëveshjes së arritur në Madrid, pasi në të kundërt, procesi do të ngrihet.

Me këtë deklaratë, ai kërkon që Suedia dhe Finlanda të dorëzojnë eksponentë të cilët Turqia i konsideron si terroristë si dhe të heqin embargo në sektorin e armatimeve, raportona a2news. Paralajmërimi vjen vetëm pak orë përpara takimit të shumëpritur mes Erdogan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Iran. Në ballafaqimin e parë me prezencë fizike që prej nisjes së luftës, dy liderët do të diskutojnë për zhbllokimin e eksporteve nga Ukraina.

Pikërisht nga Turqia vjen një raporton se në kushte të përgjithshme është arritur një pakt mes Kievit dhe Moskës për të mundësuar një korridor të sigurt në Detin e Zi për nxjerrjen e grurit nga Ukraina. Kjo vjen pas takimit në Stamboll mes palëve dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara.

COMMENTS

x