fbpx

Erdogan nis vizitat në Ballkan, “shmang” Shqipërinë

HomeLajmeRajoni

Erdogan nis vizitat në Ballkan, “shmang” Shqipërinë

Ditën e nesërme Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, do të nisë më 6 shator vizitat e tij në disa vende të Ballkanit

Erdogan do të nisë vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të mbërrijë të martën më 6 shtator dhe ku do të takohet me kreun e shtetit të këtij vendi.

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Ballkan, presidenti turk më 7 shtator do të udhëtojë për në Serbi, ku do të bisedojë edhe me zyrtarë të këtij vendi.

Ndërsa më 8 shtator Erdogan do ta përfundojë turneun e tij në Republikën e Kroacisë.

Ndërkohë mësohet se presidenti turk në këtë tur takimesh, nuk do të vizitojë Shqipërinë edhe pse është shfaqur mjaft i afërt me kryeministrin Rama.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti qe Erdogan qëndron në rajonin e Ballkanit.

Kujtojmë që në javën e parë të janarit presidenti Erdogan, qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara në qytetin e Laçit për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

x