fbpx

Emisari britanik: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, rruga euro-atlantike e duhura për rajonin

HomeLajmeRajoni

Emisari britanik: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, rruga euro-atlantike e duhura për rajonin

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.

Ai këto deklarata i ka bërë në tryezën e 26-të me radhë që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, shkruan Reporteri.

Peach ka thënë se janë aty për t’u siguruar që problemet politike të mos bëhen probleme të sigurisë.

Ai ka konfirmuar se Qeveria Britanike mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Rruga euroatlantike e është rruga e duhur për këtë rajon. Jam i kënaqur që shoh kryeministrin Kurti këtu”, tha Peach ndër të tjera.

Në këtë tryezë, ku po merr pjesë edhe kryeministri Kurti, i pari i shtetit theksoi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për ringjalljen e procesit të Berlinit.

Kurti tha se ka shpresë të madhe në udhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe politikave të tij drejt Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, ai tha se Scholz në Berlin dhe presidenti Biden në Washington do t’i japin frymë të re raporteve transatlantike.

“Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Evropian dhe deri atëherë neve na duhet Procesi i Berlinit me një fillim të ri nga kancelari Scholz dhe kam shpresë të madhe në udhëheqjen e tij. Me presidentin Biden në Shtëpi të Bardhë dhe me kancelarin Scholz në Berlin ne mund të rigjallërojmë urën transatlantike që në shekullin 21 është më e rëndësishme sesa ishte në shekullin 20”, tha Kurti.

COMMENTS

x