Connect with us

Fetare

Elvis Naçi: “Kam vendosur që spitalin t’ja shes Baba Mondit për 850 milionë, lekët ju siguroj se do t’ja jap shqiptarëve që të zgjidhin hallet”

Published

on

Imami Elvis Naçi ka vendosur të shesë spitalin që ka në pronësi pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.

Naçi thotë se spitalin do t’ja shesë Kryegjyshates Boterore Bektashiane për 850 milionë lekë të vjetra dhe paratë premton se do t’ja japë njerëzve të varfër.

Naçi ka qenë objekt i vëmendjes herë pas here ku fokus ka qenë pasuria e tij dhe blerjat e shtrenjta që ka kryer.

“Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosovë. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per të blerë Spitalin Continental me deshirën për të patur edhe ky Komunitet një Spital si komunitetet e tjera Fetare, perveç kesaj Spitali Continental gjendët ne pronën dhe ndertesën e Kryegjyshatës Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre është që të investojnë në të gjithë zonën dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shes Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertojë nje lagje per te varferit në Kosovën tonë të dashur dhe disa apartamente në Maqedoni për njerezit ne nevojë.

Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, ! Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e ndihmes se njerezve te pamundur por edhe sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve.

Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin”, shkruan Naçi.

Advertisement
Comments