fbpx

“Elbasani si Palermo!”, Lleshaj paralajmëron goditjen e madhe

HomeLajmeShqiperi

“Elbasani si Palermo!”, Lleshaj paralajmëron goditjen e madhe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në konferëncën e përbashkët me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kreun e SPAK Arben Kraja, komentoi ngjarjet e fundit në Elbasan.

Lidhur me krahasimin e Elbasanit me qytetin e Palermos në Itali, për shkak të ekzekutimeve mafioze, Lleshaj tha se nuk mund të bëhet një krahasim i tillë. Ndër të tjera Lleshaj tha se policia është e përgatitur për të goditur fort bandat kriminale.

“Elbasani nuk është Palermo, kjo metaforë është e pavend. Por meqë e përmendet, Palermo është qytet evropian. Është e këshillueshme të mos dalim në përfundime të shpejta, sidomos për ngjarjet kriminale. Por kjo s’do të thotë se mund ta etiketojmë një qytet pavarësisht ngjarjeve në 24 orët e fundit.

Dua të them se pothuajse nuk ka ngjarje të pazbardhura në Elbasan, nuk e shoh aq zi sa ju. Jemi përgatitur për të goditur fortë aty, dhe do jetë pa zhurmë por me sukses”.

COMMENTS