fbpx

Elbasan, qëllon me kallashnikov në drejtim të Policisë, pagosen dy kalimtarë të rastit, ndërhynë njësiti Shqiponja

HomeShqiperi

Elbasan, qëllon me kallashnikov në drejtim të Policisë, pagosen dy kalimtarë të rastit, ndërhynë njësiti Shqiponja

Një person mësohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Policisë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 Nëntori të qytetit.

Policia bëri të ditur se është thërritur në vendngjarje pasi bashkëshortja e personit që po qëllon në drejtim të Policisë, Lefter Zhidru, 71 vjeç, kishte pasur një konflikt me bashkëshorten e tij. Por në momentin që efektivët janë futur në banesë ai ka nisur të qëllojë me armë zjarri, një kallashnikov, dhe vijon të qëllojë në drejtim të Policisë.

Policia bëri të ditur se si pasojë e të shtënave, janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, dy kalimtarë, të moshës 21 dhe 22 vjeç, në momentet e para kur personi nisi të qëllonte ndaj Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë mbërritur forcat RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Policia thotë se Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë. Banesa nga e cila po qëllon është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Në vend kanë mbërritur Forcat Shqiponja dhe patrulla, ndërsa pritet mbërritje e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

COMMENTS