fbpx

Eksperti i sigurisë thotë se serbi i kapur me armë është pjesë e organizimit të Serbisë kundër Kosovës

HomeLajmeKosovë

Eksperti i sigurisë thotë se serbi i kapur me armë është pjesë e organizimit të Serbisë kundër Kosovës

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka folur serish rreth ndalimit të një serbi në Kosovë, tek i cili u gjetën një sasi armësh, municioni, para e granata dore, pak ditë para skadimit të afatit për konvertimin e targave ilegale serbe me ato RKS, e të cilat po kundërshtohen nga Serbia dhe serbët lokal.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se serbi i ndaluar nga autoritetet e Kosovës është pjesë e një organizimi që po e bën Serbia së bashku me Rusinë kundër Republikës së Kosovës.

“Dje Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës publikoi në rrjete sociale disa fotografi (në mesin e të cilave edhe këtë këtu), të bëra pas ndalimit të një serbi, ku shiheshin arme, municion, radiolidhje, para 12.000 euro e 4 granata dore. Megjithëse aksioni i Njësisë Anti Drogë e ka pasur rastin, në dyshime për narkotik, dhe sipas informatave, serbi i ndaluar po mbahet në paraburgim për veprimtari nga Njësia e antikrimit të organizuar, kam bindjen se megafoni flet se për çka duheshin pajisjet e tjera që janë sekuestruar armët dhe paratë” , ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:

Dje Ministri i Puneve te Brendshme te Republikes se Kosoves publikoi ne rrjete sociale disa fotografi (ne mesin e te cilave edhe kete ketu), te bera pas ndalimit te nje serbi, ku shiheshin arme, municion, radiolidhje, para (12.000 €) e 4 granata dore.

Megjithese aksioni i Njesise Anti-Droge e ka pasur rastin, ne dyshime per narkotik, dhe sipas informatave, serbi i ndaluar po mbahet ne paraburgim per veprimtari nga Njesia e anti Krimit te Organizuar, kam bindjen se MEGAFONI, flet se per çka duheshin pajisjet e tjera qe jane sekuestruar (armet dhe parate).

Shpreh shqetesimin se serbi qe po mbahet eshte pjese e nje organizimi qe po e ben Serbia (se bashku me Rusine) kunder Republikes se Kosoves.

MEGAFONI jo vetem qe sherben per ta rritur zerin e udheheqesve serbe te cilet flasin per trazira, por ai FLET vet per qellimin e ketij serbi dhe te vet Serbise e Rusise.

Nese ky serb eshte ndaluar, kjo nuk do te thote qe, te tjere nuk kane kaluar pa u verejtur! Ne pjesen veriore, pergjate kufirit ne Serbine, ka pasur dhe besoj kane mbetur ende rruge ilegale, permes te cilave barten arme.

Si perfundim, MEGAFONI eshte sinjal se Serbia po pergatitet jo vetem me arme ta trazoje Kosoven, por kete do ta beje edhe me fjale publike. Gje qe e tha edhe vet kryekrimineli serb Vuçiq.