fbpx

Eksperti i sigurisë thotë se konflikti mes serbeve sapo ka filluar!

HomeLajmeKosovë

Eksperti i sigurisë thotë se konflikti mes serbeve sapo ka filluar!

Janë larguar nga institucionet e Kosovës, por serbët që dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre raportohet të jenë të përçarë.

Për përçarjen mes tyre ka shkruar edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.

Bazuar në burime të tij, Musliu tha se këta të fundit janë të ndarë në dy grupe, në njërën anë strukturat e Rakiqit dhe në anën tjetër ato të të sanksionuarit nga SHBA-ja, Milan Radojiçiq.

“Konflikti mes serbëve filloi!

Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma.

Ne njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuciqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.

Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i Agim Musliut:

Konflikti ne mes te serbeve filloi!
Informata te sigurta thone se ne mesin e serbeve police te Kosoves, ka kunderthenie qe duhet apo nuk duhet te zhvishen nga uniforma.
Ne njeren ane jane strukturat e Rakiqit (me mbeshtetje te Vucicit), ne anen tjeter te Radoiciqit.
Cila pale perkrah palen perkatese nuk dihet, por ne mesin e serbeve thuhet se situata eshte shume e tensionuar.