fbpx

Eksperti i sigurisë paralajmron se do të ketë sërish sulme kibernetike

HomeLajmeKosovë

Eksperti i sigurisë paralajmron se do të ketë sërish sulme kibernetike

Shqipëria dhe Kosova janë duke u përballu më sulme të vazhdueshme kibernetike.

Sipas qeverisë së Shqipërisë, këto sulme janë duke ardhur nga hakerët Iranian.

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi thotë se do të ketë sërish sulme kibernetike nga hakerët iranianë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muzhaqi u shpreh se hakerët iranianë mund të bashkëpunojnë me të tjerë, duke nënvizuara ata rusë ose serbë.

“Duhet të jemi shumë të qartë që sulme të tjera do të priten. Madje, kam përshtypjen që grupet e hakerave iranianë edhe me grupe të tjerë hakerash që mund të kenë qasje të tjera nga mund të hyjnë. Kemi hakera rusë që janë po aq të famshëm, ndonëse iranianët janë më të rrezikshëm. Kemi hakera serbë, kemi hakera që do dëshironin të merrnin pjesë në një situatë të tillë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur që të marrë masat e saj”, theksoi ai.

Kryeministri Edi Rama njoftoj mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS, por sipas Ramës të dhënat e qytetarëve janë të sigurta.

Gjatë ditës, përkundër sulmeve të vazhdueshme në sistemin TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas dhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

x