fbpx

Ekskluzive: “Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, UNMIK kishte negociuar praninë e misionit të saj në Kosovë me Qeverinë e Serbisë!

HomeLajmeKosovë

Ekskluzive: “Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, UNMIK kishte negociuar praninë e misionit të saj në Kosovë me Qeverinë e Serbisë!

Sipas një dokumenti të klasifikuar të Kombeve të Bashkuara, të publikuar në internet, e që lidhet me planin e rikonfigurimit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008, thuhet se fokusi i Zyrës për Çështje Politike të UNMIK-ut do të jetë përqendrimi në ngjarjet në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në këtë dokument tutje thuhet se nën ombrellën e kësaj zyre do të jenë zyrat në terren në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Njëri ndër komentuesit e këtij dokumenti të klasifikuar, ishte edhe përfaqësuesi i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, i cili  kishte tërhequr vërejtjen për mënyrën se si po shihej ky rikonfigurim. Ai thot e sheh UNMIKU-un  që dëshiron të duket se po bënë “adresim të nevojave dhe mbrojtjen e popullatës serbe të Kosovës”, mirëpo këtë po e bënë gabimisht “duke planifikuar prezencën në terren, së pari ka diskutuar me Serbinë dhe jo Qeverisë së Kosovës, për të negociuar modalitetet e prezencës në Kosovë”.

Tutje, Khalilzad ka thënë duke e ngritur si shqetësim  se pas përfundimit të rikonfigurimit të UNMIK-ut “një administratë paralele e UNMIK-ut do t’i jepte legjitimitet të nënkuptuar strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, duke ndërvepruar me popullsinë etnike serbe të Kosovës, me rregulla të ndryshme nga ato të EULEX dhe ICO në raport me popullsinë shqiptare”.

Krejt në fund, me shumë të drejt, Khalilzad ka thënë se “kjo strukturë do ti shërbente vetëm perceptimit të ndarjes në Kosovë”.

Zalmay Khalilzad

COMMENTS

x