Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një fotografi me tri xhudistet e arta të Kosovës Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në rrjetet sociale, duke i cilësuar si simbole të reja ë Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kosova njihet si vend i xhudos, pasi deri tani ka qitur shumë kampion, ndër ta kampion Evrope, bote edhe olimpik.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë tri nga xhudistet më të mëdha që kanë fituar çdo medalje të mundshme.

Mundi i tyre dhe sukseset nuk kanë mbetur pa u vlerësuar edhe brenda trojeve shqiptare.

Është kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij privat në Facebook, duke konfirmuar se tri xhudistes nga Kosova do të jenë simbole të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në profilin e tij. /Telegrafi/