Kosovë
Edhe infermierët në Kosovë nuk i besojnë vaksinës anti Covid 19
Një ndër përgjegjësitë e punës së tyre është edhe vaksinimi i pacientëve. Infermierët kanë kohë që po vaksinojnë qytetarët e Kosovës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.
Por, vaksinimin kundër COVID-19 po hezitojnë ta bëjnë për vete. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë infermierët janë të parafundit në listën e personave që kanë marrë vaksinën antiCOVID. Të dhënat tregojnë se në Kosovë janë imunizuar 21 mijë e 744 infermier. Të fundit po del të jenë mësimdhënësit, vetëm 16 mijë e 409 prej tyre janë imunizuar.
