fbpx

Edhe Haxhi Avdyli e sulmon Doarsa Kicën pas largimit nga “Guxo”: “Motra” jonë e kafshoi dorën e Vjosa Osmanit

HomeLajmeKosovë

Edhe Haxhi Avdyli e sulmon Doarsa Kicën pas largimit nga “Guxo”: “Motra” jonë e kafshoi dorën e Vjosa Osmanit

Deputeti i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli ka reaguar sërish pas largimit të Doarsa Kica-Xhelilit nga kjo parti.

Avdyli komentoi intervistën e mbrëmshme të deputetes, ku ajo paraqiti arsyet e largimit.

Sipas Haxhiut, asnjë nga arsyet që ajo dha rreth largimit, nuk qëndrojnë. Madje në këtë reagim Haxhiu përmend edhe presidenten Osmani duke përdorur fjalën e urtë popullore “e kafshoi dorën e atij që e ushqeu”.

“Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave”, shkuan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Të jesh përfaqësues i qytetarit, është përgjegjësi e madhe.

Kur je në rrugë të drejtë të sulmojnë, të shpifin, të shantazhojnë, të linqojnë, mundohen të të blejnë, por shumë me shumë ka që të duan e respektojnë por ka edhe që të shajnë.

Por sguxon asnjëherë të ligshtohesh e të devijosh për hir të mijëra zemrave e syve plot shpresë që ishin drejtuar kutive të votimit për ty.

Këto ditë “motra” jonë e vogël në politikë, papritur u largua nga Partia Guxo e nga grupi parlamentar.

Na brente shumë të kuptonim, cili ishte shkaku se arsye sgjenim.

U frikësuam që dikush e ka shantazhuar, blerë apo kercenuar.Menduam që ka hatërmbetje, spatë hapësirë apo iu ndal zëri.

Por nga intervista mbrëmë vërtetuam nga ajo që asnjë nga këto arsye nuk qëndronin.

Tha: po largohem nga Partia Guxo për reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit.WHAAT?!!

*Të jesh kryetare e Komisionit parlamentar për administratë, e anëtare i komisionit për ligjet , të kesh tërë hapësiren në grup parlamentar e në foltore, të kesh tërë respektin e ndihmën e 67 deputetëve të shumicës, të kesh 7 ditë në javë dyert e hapura që të diskutosh me Presidenten e Kryeministrin dhe të thuash po iki për të shkuar në një parti të vogël opozitare për ta bërë atë reformë, më së paku mund të quhet tentim për sabotim të kësaj reforme.

*Të thuhet pa u skuqur se po iki për reformë e veting, në kohën që pas 23 vite liri kjo qeveri po fillon vetingun e reformën e thellë ne drejtësi e po të ipet tërë hapësira e mundshme të kontribosh nga Kuvendi e Ministria , më së paku quhet dezertim.

*Të thuash po largohem për mosluftimin e korrupsionit, në kohën kur raportet ndërkombëtare vendosin Kosovën në vend të parë në regjion e me ngritje ne ranglistën e luftimit të korrupsionit e kur kjo qeveri ska asnjë aferë korruptive quhet diletantizëm politik.

*Reforma në drejtësi po bëhet, ka dhjetëra ligje që kemi votuar e tjerat presin për tu votuar. Lufta kundër korrupsionit po vazhdon me hapa të mëdhenj. Kjo rrugë sdo mund të ndalet nga askush.

*Populli ka një fjalë – “njerzit që kafshojnë dorën e atij që e ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën e atyre që godasin” .

Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave.

*Për fund, në emër tim personal, përmes këtyre fotove, juve gati gjysmë milioni qytetarë që na besuat me 14 shkurt, me përulësi ju themi NA FALNI.

Edhe na jemi njerëz, mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë.

Siq ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e na lënë në baltë në gjysmë të rrugës, sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, veq ne edhe pak më shumë.

Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon.

#vazhdojmë

x