fbpx

Edhe grupi parlamen tar i VV-së dërgon komentet lidhur me shtrejntimin e rrymës në ZRRE

HomeLajmeKosovë

Edhe grupi parlamen tar i VV-së dërgon komentet lidhur me shtrejntimin e rrymës në ZRRE

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka dërguar komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ku ka dhënë një propozim për rregullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se kanë rekomanduar për ZRrE-në disa propozime ku do të ruheshin familjet dhe do të nxiteshin shpenzuesit e mëdhenj të kursejnë energjinë.

LVV me këtë rast ka bërë propozimin e një strukture të re tarifore.

“Blloku i parë tarifor deri në 800 kilovat i cili mbulohet nga prodhime i KEK-ut të mos ketë shtrenjtim të rrymës. Këtu përfshihet edhe subvencionimi i Qeverisë. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në gjithë territorin e Kosovës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Blloku i dytë tarifor nga 800 deri 1400 kilovat të ketë një rritje e cila do të përcaktohet nga subvencioni i Qeverisë dhe llogaritjet e ZRRE-së që përfshinë mbi 23% të amvisërive”.

“Ne propozojmë edhe bllokun e tretë tarifor që do të përfshinte konsumatorët që shpenzojnë mbi 1400 kilovat”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Lëvizja Vetëvendosje dha edhe katër rekomandime tjera për ZRrE-në në zbutjen e krizës energjetike:

“Të përfshinë ndikimin pozitiv që shkaktohet nga rikthimi i bllok-tarifave progresive në reduktimin e kërkesës për energji elektrike për vitin 2022”.

“Duke marrë parasysh situatën e rënduar ekonomike të qytetarëve dhe krizën energjetike në tregjet ndërkombëtare të konsiderojë reduktimin e investimeve kapitale përgjatë vitit 2022 në rrjetin e distribucionit sipas modelit që tashmë e zbaton edhe Republika e Shqipërisë”.

“Duke pasur parasysh që zvogëlimi i humbjeve ka ndikim direkt në zbritjen të çmimit të energjisë elektrike, kërkojmë nga ZRrE-ja që ta prezantojë një plan konkret për parandalimin e kësaj dukurie negative dhe ndikimin pozitiv që do të arrihet në rastin e zvogëlimit të humbjeve komerciale përfshirë këtu kuadër shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor. Aktualisht kuadri i humbjeve që ZRrE i ka të prezantuara në këtë dokument është 5.9%”.

“Duke marrë parasysh faktin që agjencitë e specializuara kanë parashikuar zbritje të çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar që nga pranvera e këtij viti kërkojmë nga ZRRE-ja që të konsiderojë një skenar pozitiv të çmimit të energjisë që do të blihet nga importi gjatë llogaritjes së të hyrave të jashtëzakonshme”, ka përfunduar tutje Kusari-Lila.

COMMENTS

x