fbpx

Edhe Abdixhiku e konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin

HomeLajmeKosovë

Edhe Abdixhiku e konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të saj Lumir Abdixhiku në takimin e thirrur për nesër në ora 8:00 nga kryeministri Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Po mund t’ua konfirmoj se edhe i kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku do të marrë pjesë në takimin e nesërm.”, ka thënë Halimi shkurt për Demorkacia.com.

Ftesës për të marrë në këtë takim ku pritet të diskutohet për tensionet e krijuara në veri të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.