“E vrava gruan”, i dyshuari për vrasjen në Skenderaj u vetëdorëzua në Polici

1 minute, 38 seconds Read

Pak më parë u raportoua se një 51-vjeçari me inicialet S.Q., është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se e ka qëlluar për vdekje gruan e tij 48-vjeçare, me inicialet L.Q., në Llaushë të Skenderajt.

Sinjali mëson se motivi i kësaj vrasjeje lidhet me një mosmarrëveshje që çifti kishin pasur mes vete në natën e ndërrimit të motmoteve.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar sot në stacionin policor në Skenderaj, ku ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se e ka kryer vrasjen.

“E vrava gruan”, u ka thënë ai zyrtarëve policorë në këtë stacion, kur është vetëdorëzuar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 13:40, 48-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes Policia njofton se ka gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë me tre fishekë dhe gjashtë gëzhoja.

I dyshuari, pas që është intervistuar, me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërkaq, trupi i pajetë i 48-vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *