Lajme
E sikletshme: Rama i zgjat dorën Merkelit, ajo respekton masat antiCOVID
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka përshëndetur me grusht kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Pas kësaj përshëndetjeje nisi ceremonia e përgatitur për nder të vizitës së saj.
Kryeministër Edi Rama i zgjati dorën Merkelit, por ajo preferoi përshëndetjen me grusht në kuadër të përforcimit të mesazheve për respektim të masave antiCOVID-19.
Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një takim që pritet të jetë lamtumirës.
