E rrëmbyen në oborrin e shtëpisë, babai bashkohet me të birin pas 24 vitesh

HomeKuriozitete

E rrëmbyen në oborrin e shtëpisë, babai bashkohet me të birin pas 24 vitesh

Një baba në Kinë më në fund u bashkua me të birin e tij, i cili ishte rrëmbyer nga trafikantët 24 vite më parë.

Djali i Guo Gangtang u mor nga dy persona të panjohur në moshën 2-vjeçare, ndërsa luante në oborrin e shtëpisë në Shangdong në vitin 1997.

51-vjeçari që nga ajo kohë përshkoi mbi 400 mijë km në të gjithë Kinën për të gjetur të birin dhe historia e tij e dhimbshme frymëzoi dhe një film që u luajt nga aktori Andy Lau.

Sipas të dhënave, vogëlushi u rrëmbye nga një çift të rinjsh të cilët e shitën atë për para. Policia përdori ADN për të arritur në fund në gjetjen e djalit dhe bashkimin e tij me familjen e dashur.

Për më shumë se 24 vite, z.Guo udhëtoi me motor përreth Kinës për të gjetur të birin. Gjatë kërkimi ai u aksidentua, theu kocka dhe u grabit.

Babai mbante një baner në motor ku shfaqej fotoja e të birit. Ai i shpenzoi të gjitha paratë e kursyera në kërkim të të birit duke fjetur poshtë urave. Guo ndihmoi dhe 7 prindër të tjerë për t’u bashkuar me fëmijët e tyre të rrëmbyer.

COMMENTS