E rëndë! Nga zjarri i madh në Nju Jork vdesin 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë (Video)

1 minute, 22 seconds Read

Të paktën 19 persona kanë vdekur, përfshirë nëntë fëmijë, si pasojë e një zjarri masiv sot në qytetin e Nju Jorkut, thanë zyrtarët, raporton ABC News.

Më shumë se 60 persona u plagosën nga zjarri, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut.

Më shumë se 200 zjarrfikës mbërritën në vendin e zjarrit që shpërtheu në katin e tretë të një ndërtese në Bronx, thanë zyrtarët.

Shumë nga të plagosurit ishin në katet e sipërme në kohën e zjarrit, shtuan zyrtarët.

Të paktën 13 të tjerë kanë lëndime kërcënuese për jetën në spitalet e Bronxit, thanë zyrtarët.

Shumë nga viktimave të plagosura ndodheshin në katet e sipërme, thanë zyrtarët, duke shtuar se ata ka të ngjarë të vuanin nga thithja e rëndë e tymit, tha komisionari i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, Daniel Nigro, gjatë një konference për shtyp të dielën pasdite.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë zjarrin që ka dalë nga xhamat e banesave dhe zjarrfikësit kanë nisur të marrin telefonata pak para orës 11:00 me orën lokale nga banorët e kateve të sipërme. Ndërkohë zjarri është lokalizuar, përcjell ABC News.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *